Specialistja e ISHP-së Silva Bino gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se ndjehet e shqetësuar që njerëzit vazhdojnë të mosrespektojnë masat ku kryesisht të rinjtë të cilët bëhen transmetues të infeksionit dhe shumica e tyre mund të jenë asimptomatik.
Ajo kërkoi një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe ata njerëz të cilët thonë se e kam kaluar Covid-in nuk kam nevojë të mbajë maskë, sipas saj faktet tregojnë të kundërtën sepse ata edhe mund të riinfektohen.
“Ajo çfarë kemi vënë re për rritjen e incidencës javore ka qenë diçka më e ulët, nuk është ndonjë diferencë shumë e madhe, por kemi përsëri rritje, po jo atë rritje drastike që kishim, atë rritje të theksuar që kishim një javë më parë. Ky është një sinjal i mirë, megjithatë duhet kohë që të presim se vetë virusi ka një kohë inkubacioni prej dy javësh maksimumi.
Ajo çfarë mua më shqetëson është moszbatimi i masave dhe mosndërgjegjësimi i njerëzve në përgjithësi, unë e kuptoj që pjesa më e madhe është lodhur, por edhe spitalet janë të mbushura edhe njerëzit vdesin.
Njerëzit duhet ta kuptojnë sidomos të rinjtë duhet ta kuptojnë këtë gjë sepse të rinjtë bëhen transmetues të infeksionit, shpeshherë të rinjtë mund të kenë shumica e tyre edhe forma asimptomatike dhe e keqja e kësaj sëmundje është se mund të përhapet edhe nga format asimptomatike dhe ky është një elemt tepër i rëndësishëm. Plus faktit që kemi pasur edhe forma të rënda tek të rinjtë sidomos edhe vdekje tek persona të rinjë kohët e fundit.
Nevojitet një ndërgjegjësim më i madh, shteti bën shumë bënë orën policore mund edhe ta mbylli, bënë shumë gjëra, aleanca jonë me individin duhet të jetë shumë më e madhe.
E kuptoj që shumica e njerëzve janë lodhur kemi një vit që të gjithë po përballemi, pasojat janë të ndryshme, por pasojat shëndetësore siç e thashë edhe mund të riinfektohesh. Shumë njerëz thonë e kam kaluar Covid-in nuk kam nevojë të mbajë maskë dhe fakti është që ata janë riiinfektuar“- u shpreh Bino.
(S.D/Faxweb.al)