Turizmi ne veri të vendit ka bëre rënje të theksuar të ekonomise. Përhapja e Virusit në Shqipëri ka detyruar rreth 30 bujtina në parkun Kombetar të Valbones të mbyllen, edhe pse nuk jemi ne sezonin e verës sipermarrësit shprehen se kemi patur rezervime nga turistë të huaj që tashme janë anulluar
Shume banorë të Valbones kanë ngelur pa pune, të gjithe janë kryefamiljare dhe të rinj që mbajnë familjet e tyre duke punuar në restorantet dhe bujtinat e zonës.
Një kafe apo edhe një drekë në Valbone tashmë ka detyruar edhe vizitorët ditor që të mos e frekuentojne Valbonën pasi lokalet jane të mbyllura .
Sherif Margjeka sipërmarrës i një bujtine në Valbone, në një intervistë për gazetarin e Fax News Ermal Hallaçin ka folur për situaten që po kalon biznesi në këto ditë të veshtira.
“Kemi pasur disa grupe, të cilët kanë rezevruar deri në fund të prillit, por të shohim si do të kalojë kjo situatë. Truizmi është gjunëzuar totalisht dhe ka pësuar një goditje të rëndë. Ne mendojmë të kemi një paketë ndihme për turizmin. Edhe në këto kushte duhet të mendojnë për taksat që ne paguajmë. Të ketë një paketë ndihmësë pasi pothuajse jemi totalisht në kolaps.”- tha Margjeka.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post