Zëvendës Ministria e Brendshme Rovena Voda e ftuar në Fax Neës foli mbi menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit nga qeveria.
Gjatë intervistës Voda u bëri thirrje qytetarëve që përfitojnë bonusin e qirasë që të paraqiten pranë bashkisë që të depozitijnë kartën e identiteti, certefikatën familjare si dhe aktin që apartamenti është dëmtuar rëndë.
“Një pjesë e banorëve që tashmë janë akomduar në hotele, dhe kanë pasur gjithë suportin, akomodimin, ushqimin. Më lejoni tu them që të gjithë këto banorë janë strehuar, pasi janë prekur rëndë nga tërmeti. Ato banorë që janë në hotelier janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Ata duhet të shkëputen pak kohë nga hoteli dhe të depozitojnë pranë bashkisë kartën e identitetit, certefikatën familjare si dhe aktin që apartamenti është dëmtuar rëndë. Nëse nuk e kanë, e gjereneron menjëherë zyra e urbanistikës në bashki. E nxjerrë nga sistemi, nëse banesa e tyre është dëmtuar apo jo. Duhet të kenë edhe një llogari baknare. Këto ditë duhet të dorëzojnë këto dokumenta që ju duhet që të fitojnë bonusin e qirasë.”- u shpreh Voda.
Discussion about this post