Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situaten e përmbytjeve në vend. Sipas Ministrisë ka rënë niveli i ujit në Novoselë të Vlorës. Ndërkohë një kontigjent i forcave të armatosura është nisur për në Darzezë. Sipas Ministria se Mbrojtes situata është përmirësuar në vend.
Rreth 150 pjestarë të Forcave të armatosura janë të angazhuar në terren.
“Fax News” raporton se nën ujë ndodhen sot fshatrat si Ferrasi dhe Qarri në qytetin e Fierit. Ndërsa në Vlorë në fshatin Novoselë janë nën ujë 77 banesa. “Fax News” raporton niveli i ujit është 40 centimetër në Novoselë.
Ndërsa në Elbasan është normalizuar situata. Janë ulur ndjeshëm prurjet e lumit Shkumbin dhe Përroit të Zaranikës. Problem mbeten vetem tokat bujqësore që vërshoi uji, ku edhe pas tërheqjes së tij janë prishur kulturat bujqësore.
Sipas banorëve niveli ka qenë i përafërt me nivelin e dhjetorit, rreth 10 centimetra me pak. Shtabi i emergjencave bën me dije se edhe ura e dëmtuar në Gripsh të Peqinit është riparuar. Ndërkohë problem konsiderohet vetëm nje urë në Librazhd.
Ndërsa në qarkun Shkodër prurjet në kaskedën e lumit Drin janë të shumta dhe janë hapur portat për shkarkime në Hecin e Komanit dhe Vaut të Dejës. Po shkarkohet një sasi e madhe uji nga tuneli i Zadejës. Burimet bëjnë me dije se po shakrkohen 500 metër kub ujë në sekondë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post