Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur me urgjenë në presidenncë Ministrin e Brendshëm, Dritan Demirajn. Takimi është realizuar pas shqetësimeve që Demiraj ka shprehur në lidhje me situatën e zjarreve.
Ministri Demiraj e quajti të pamjaftueshme punën që po bëhet nga institucionet përgjegjëse për shuarjen e flakëve. Ai madje e konsideroi si një rrezik kombëtar gjendjen aktuale me zjarret.
Mësohet se Demiraj i ka paraqitur shqetësimin Metës për situatën e rëndë me zjarret dhe i la kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Demiraj ka zbritur vetë në terren për të parë gjendjen dhe hodhi kritika të forta ndaj organeve të qeverisë për angazhimin e tyre jo në shkallën e duhur për të përballuar flakët. Mesa duket Demiraj nuk është dëgjuar mjaftueshëm nga organet e qeverisë dhe është drejtuar tek presidenti Meta.
DETAJET:
Presidenti Meta apelon për angazhim maksimal dhe solidaritet institucional e njerëzor në përballimin e situatës së vështirë në zonat e prekura nga zjarret Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.
Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj gjatë të cilit Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe.
Presidenti Meta u interesua për masat e marra nga strukturat e shtetit, nga shërbimet e emergjencave dhe ato zjarrfikëse si dhe autoritetet vendore, të përfshira në përpjekjet për përballimin e kësaj gjendjeje të vështirë. Ai u interesua dhe u njoh në detaje mbi gjendjen aktuale në qarqet e prekura nga përhapja masive e zjarreve, në veçanti për jetën e banorëve të zonave të rrezikuara, masat e marra për kontrollin dhe eliminimin e rrezikut si dhe problematika të tjera të lidhura me to.
Presidenti Meta vlerësoi maksimalisht dhe inkurajoi punën e admirueshme dhe sakrificat vetëmohuese të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësive të emergjencës, si dhe drejtuesve të pushtetit vendor për të neutralizuar zjarret e për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të prekur nga këto vatra zjarri.
Kreu i Shtetit shqiptar përgëzon të gjithë ata të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithçka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak dëme materiale, apelon për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, duke u bërë thirrje të gjitha autoriteteve që të marrin masa drastike në përputhje me ligjin për parandalimin e zjarrvënieve të qëllimshme.
Presidenti i Republikës u bën thirrje dhe nxit institucionalisht të gjithë autoritetet qendrore e vendore të vazhdojnë përpjekjet dhe komunikimin intensiv mes tyre, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërinë e duhur të marrjes së masave të emergjencës, për t’u ardhur në ndihmë zonave dhe
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post