Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës. Xhaçka ishte në zonën në Ana e Malit dhe në Dajç ku u shpreh se efektivët e Forcave të Armatosura janë në krye të detyrës, pranë banorëve.
“Jemi pranë banorëve prej ditës së pare. Mbi 550 efektivë të FA 24 /24 janë në shërbimin tuaj. Bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qëndrore vendore dhe banoreve më i rëndësishmi. Prioritet është evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë”, tha ajo. Ministrja e Mbrojtjes u shpreh se në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti, ndërkohë që po përforcohet argjinatura e Pentarit ku juanë vendosur 2000 thasë.
“Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat, pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë. Çdo strukturë të mbaj përgjegjësitë e saj. Janë vendosur 2000 thashë në argjinaturën Pentarit. Gjatë gjithë ditës së sotme është punuar për mbrojtjen e argjinaturës së Çasit. Bashkë me ju do punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë”, tha Xhaçka.
Ministrja shoqërohet nga prefekti Çesk Millja, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, deputeti i zonës Luan Harusha.
(B.H/Faxweb)