00:55 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata e rënduar në Obot, forcat e ushtrisë në terren. Ja si paraqitet gjendja në fshatrat e Shkodrës…

12:46 | 19/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata e rënduar në Obot, forcat e ushtrisë në terren. Ja si paraqitet gjendja në fshatrat e Shkodrës…

Fax News bën me dije se niveli i lartë i ujit në njësinë administrative Dajç, si dhe mbulimi i rrugës nga uji, ka sjellë në terren forcat e ushtrisë.

Dy automjete të ushtrisë janë tashmë në Dajç për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Mësohet se situata pritet të përkeqësohet në vazhdim për shkak të rritjes së shpejtë të nivelit të ujit.

Administratori i nj.a Dajç Gjovalin Darragjati bën me dije se 46 shtëpi janë të rrethuara nga uji, ndërsa 7 familje janë tashmë nën ujë

Ndërkohë, qindra hektarë janë tashmë nën ujë.

Informacion më i plotë për situatën në disa njësi administrative të fshatrave Shkodër:

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur  mbi 2920 Ha.  Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:

Janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 280 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 110 ha, fshati Darragjat 90 ha, fshati Samrisht i Ri 25 ha, fshati Samrisht i Vjetër 20 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 10 ha , fshati Rrushkull 5 ha, Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka tendencë rritjeje.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Situata paraqitet më e rënduar. Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara.  Në Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Në 3 shtëpi në Obot dhe 5 shtëpintë tjera në Muriqan, dhe në 4 shtëpi në lagjen Gallube ka hyrë uji me rreth 10 cm.

Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Rrethina:

Janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 15 cm. Ka dëmtime  të bazës ushqimore për rreth 100 krerë dele, 200 dënga sanë.

Në videon e mëposhtme duken pamje të shtëpisë së Valentin Zadrimës, në Bushat, ku niveli i ujit ka arritur 20 centimetra.

(E.L/Faxweb)

Pas

Shpëton nga burgu Fran Frrokaj, ç’vendim mori sot Gjykata

Para

Dilema brenda familjes, zbulohet më në fund emri i vajzës së Ermalit dhe Amit

Para
Për herë të parë, Ermali rrëfen si është të bëhesh baba për herë të dytë: Shkon me minus (VIDEO)

Dilema brenda familjes, zbulohet më në fund emri i vajzës së Ermalit dhe Amit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.