Izmir Zeqiri, kryetar i komunës së Zubin Potokut, në një intervistë për Fax News ka dhënë më shumë detaje në lidhje me situatën në komunat me shumicë serbe.
Zeqiri u shpreh se zgjedhja e tij është bërë në mënyrë demokratike, dhe se është marrë edhe miratimi i ndërkombëtarëve.
“Jemi zgjedhur në mënyrë demokratike, turma e pakicës paska të drejtë që të jetë në udhëheqje, për mua kjo është diçka e paarsyeshme, ne nuk po bëjmë diçka jashtë asaj që na mundëson infrastruktura ligjore e Kosovës.
Jemi të pranuar edhe nga ndërkombëtarët, serbët nuk morën pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.
Shumica e punonjësve serbë e kanë braktisur punën në Bashki, nëse ne na bashkohen sa më shumë profesionistë nga serbët, për ne është gjithçka ok.
Unë sot jam në punë, me një pjesë të kabinetit, jemi në përpjekje e sipër për të siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, u shpreh Zeqiri.