Mediat serbe raportojnë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është nisur për në komunën Zubin Potok.
Portali serb “Telegraf.rs” shkruan se ai është rrugës për në komunën Zubin Potok ku po zhvillohet një aksion i Policisë së Kosovës.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me veprimin e Vuçiçit ndonëse portale të tjera serbe raportojnë se ai sot pritet të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë.
Aksionit në veri sipas policisë i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale.