Gjendja e vështirë e motit në vend ka sjellë probleme dhe në sistemin arsimor në vend.
Kështu pas pezullimit të mësimit në disa shkolla të sistemit parauniversitar, sot ka pasur pezullim të mësimit dhe në Universitetin e Shkodrës.
Procesi mësimor në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është pezulluar për sot dhe nesër.
Vendimi është marrë pas një mbledhje të senatit të universitetit, duke qenë se pjesëmarrja e studentëve është e ulët.
Këto dy ditë do të zëvendësohen në ditet në vijim.
Ndërkohë provimet e studentëve të masterit do të zhvillohen sipas datave të përcaktuara.
Një shkollë në Velipojë dhe dy në Bushat janë mbyllyr po ashtu. Shkollat janë të mbyllura të gjitha në njesite Shllak dhe Temal në Vau Dejës. Në Pult dhe Shosh në Shkodër.
(E.K/FAXWEB)