Zjarri i rënë në një zonë pyjore në zonën e Agnatas Ilia të Greqisë është ende aktiv ku flakët po përhapen për shkak të temperaturave të larta si dhe erës që fryn në zonë. Në zonë po operojnë 57 zjarrfikëse me dy grupe njësish këmbësore dhe 20 automjete, ndërsa katër avionë zjarrfikës dhe një helikopter hedhin ujë nga ajri.
Sipas Protothemës, një zjarrfikës i EMAK-së së 6-të ka mbetur i lënduar, i cili sipas raportimeve ka marrë djegie dhe me autoambulancën e EKAB-it është transportuar në Spitalin “Agios Andreas” në Patras.
Sipas zjarrfikësve, fronti është relativisht afër vendbanimit Agnanta, por nuk rrezikohet drejtpërdrejt asnjë zonë banimi, ndërsa zjarrfikësja është duke punuar në vazhdimësi, në mënyrë që vendbanimi të mos jetë në rrezik.
Sipas kreut të Departamentit të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Ilidë, Vangelis Christophoros, është kërkuar një autobus për evakuimin e banorëve të fshatit, ndërsa siç theksoi ai, përpjekje mbinjerëzore janë duke u bërë nga shërbimi zjarrfikës për të kufizuar pjesën e përparme, por erërat e forta vështirësojnë situatën.