Vazhdon të jetë problematike situata e zjarreve në qarkun e Lezhës.
Në fshatin Ndershen, Njësia Administrative Orosh, Bashki Mirditë flakët kanë avancuar duke shkrumbuar pyllin me pisha dhe lis në këtë zonë.
Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikësit kanë ndërhyrë me të gjithë forcat nga toka dhe ajri. Autobotet janë pozicionuar në afërsi të 3 shtëpive që janë të rrezikuara pasi flakët ndodhen 10-15 metra larg tyre.
Gjithashtu zjarrfikësit po ndërhyjnë edhe nga ajri pasi helikopteri po mundohet të neutralizojë flakët.
Discussion about this post