16:52 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

20:59 | 04/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Tiranë, 4 Korrik 2025 – Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë AKMC, nga ora 09:00 deri në orën 20:30 të së premtes, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Nga këto, 10 vatra janë shuar plotësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale në terren, ndërsa 4 vatra vijojnë të jenë aktive dhe po monitorohen nga afër.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile janë angazhuar në terren për të vlerësuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve, sidomos në zonat me risk të lartë zjarri për shkak të temperaturave të larta dhe erës së thatë.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe njoftim të menjëhershëm për çdo vatër zjarri në numrin e emergjencës 112.

Dokumenti:

Informacion mbi situatën e zjarreve

Data 04.07.2025, ora 20:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

 

  1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
  6. Fshati Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
  7. Fshati Rrashbull, nj.adm. Rrashbull, bashkia Durrës.
  8. Fshati Katund i Vjetër, nj.adm. Rubik, bashkia Mirditë.
  9. Fshati Fushë Prezë, nj.adm. Prezë, bashkia Vorë.
  10. Fshati Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

  1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Qarku Elbasan

  1. Më datë 04.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar këto forca dhe mjete:

4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA,  1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat)

5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan

2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA.

15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera)

5 fadroma të bashkisë Elbasan

1 fadromë e subjektit privat

1 fadromë e kompanisë së inceneratorit

1 traktor i Forcave të Armatosura.

1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit

1 ekskavator i subjektit privat

1 pomp thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Qarku Kukës

  1. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Qarku Tiranë

  1. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

 

Pas

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Para

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Para
Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

 



Të Fundit

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

Lapaj letër KQZ: ‘Lista e mbyllur’ u dorëhoq nga kandidimi, s’mund të kërkojnë tani mandat! Deputeti I përket listës së hapur

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.