Zjarret vijojnë të jenë një problem serioz në disa zona të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive.
Zjarret janë regjistruar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec dhe Korçë.
Vatrat aktive dhe situata në terren:
Qarku Dibër:
“Livadhi i Peladhisë”, Zerqan, Bulqizë – Zjarri me intensitet të ulët ka djegur rreth 19 ha. Në terren janë angazhuar forcat e MZSH Bulqizë, Shërbimi Pyjor, bashkia dhe vullnetarë. Sot vijon mbajtja nën kontroll për shmangien e përhapjes.
“Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Zjarr në pyll me pisha e livadh, përshkoi rreth 30 ha. Po punojnë 30 forca të FA, AdZM, zjarrfikës dhe vullnetarë.
Qarku Tiranë – Rrogozhinë:
Fshati Zambish, njësia Lekaj – Zjarri në sipërfaqe me dushqe u përhap në disa fshatra (Hemenraj, Murroj, Çek, Memollaj, Berdajt). Rrezikohen banesa në Hemenaj. 20 ha të djegura. Situata aktualisht është nën kontroll.
Qarku Elbasan – Librazhd:
“Mal Plak”, njësia Polis – Zjarr në pyll. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, inspektorë pyjesh dhe forca vullnetare. Shkaku i rënies është ende i paqartë.
Qarku Korçë – Pogradec:
Fshati Udenisht – Riaktivizim i një vatre në pyll me pisha dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe AdZM po punojnë për shuarjen.
91 ha të djegura (shkurre, bimësi, pyje)
20 rrënjë ullinj të djegura
459 forca dhe 38 automjete zjarrfikëse të angazhuara
90 efektivë të FA dhe 3 helikopterë ndihmuan në operacionet e djeshme
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot nuk priten reshje, ndërsa parashikohet:
Rrezik i lartë në qarqet: Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë
Rrezik i moderuar në qarqet e tjera
Në qarqet Shkodër (jug), Kukës (jugperëndim) dhe Korçë (veri) pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara