Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencave.
Vatrat aktive janë në:
-
Dibër (Zerqan, “Livadhi i Peladhisë”) – Zjarr me intensitet të ulët, pa rrezik për përhapje në pyje. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe vullnetarë.
-
Parku Kombëtar Lurë (Dibër) – Zjarr në një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Angazhim i gjerë i efektivëve nga MZSH, AdZM, bashkia dhe Forcat e Armatosura.
-
Rrogozhinë (Zambish) – Zjarr në një zonë me dushqe, aktualisht nën kontroll.
-
Rrogozhinë (Rrostej, Sinaballaj) – Zjarr në një sipërfaqe me ferra dhe shkurre, ende aktiv, por nën kontroll.
Vatrat në monitorim janë:
-
Piskovë (Përmet) – Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave, me vetëm një vatër e vogël që digjet në brendësi.
-
Sotiran (Vlorë) – Zjarr në një zonë me shkurre dhe pyll pishe, ende me prani tymi, nën monitorim të vazhdueshëm.
Në një rast, zjarri ka përfshirë një banesë në Tiranë dhe në dy magazina, në Kamëz dhe Roskovec.
Dëmet – Nga zjarret janë djegur rreth 52 hektarë bimësi, kryesisht me shkurre, barishte dhe pemë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
-
65 automjete zjarrfikëse
-
547 efektivë të emergjencave
-
52 efektivë të Forcave të Armatosura, me 2 automjete zjarrfikëse
Parashikimi i motit – Sipas IGJEUM, reshje të dobëta parashikohen në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Vlorë. Pjesa tjetër e vendit nuk do të ketë reshje.
Rreziku nga zjarret sipas qarqeve:
-
Niveli i lartë: Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë
-
Niveli i moderuar: Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër
-
Niveli i ulët: Shkodër, Kukës, Dibër
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gadishmëri të plotë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.