Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, në intervalin kohor 09:00 – 14:30, të datës 4 korrik 2025, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 9 vatra zjarri.
Prej tyre, 5 vatra janë shuar, falë ndërhyrjes së strukturave zjarrfikëse dhe mbështetjes nga autoritetet vendore, ndërsa 4 vatra mbeten ende aktive.
Strukturat përkatëse janë në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve, në bashkëpunim me emergjencat civile dhe autoritetet vendore.
AKMC vijon monitorimin e situatës në kohë reale dhe bën apel për kujdes maksimal nga qytetarët, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato me rrezikshmëri të lartë zjarri gjatë sezonit të verës.
Dokumenti:
Informacion mbi situatën e zjarreve
Data 04.07.2025, ora 14:30
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
- Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
- Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
- Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
- Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
- Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
- Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.
Qarku Elbasan
- Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.
Qarku Kukës
- Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.
Qarku Tiranë
- Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.