16:41 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

22:11 | 26/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Partia Demokratike reagoi ashpër për përhapjen e zjarreve nga Jugu në Veri të vendit, duke i bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të largohen menjëherë nga zonat e kërcënuara.

“Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret. U bëjmë thirrje banorëve dhe turistëve të largohen sa më parë nga zonat e rrezikshme dhe të ndihmojnë këdo në nevojë. Reagimi i autoriteteve është minimal dhe përqeshës”, deklaron PD.

Opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje të vonuara dhe mungesë gatishmërie: “Përballja me zjarret është e mekët. Ushtria dhe zjarrfikësit dërgohen të luftojnë flakët me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë”.

PD thekson se prioritetet e qeverisë janë spektakli dhe uzurpimi i pushtetit lokal, ndërsa mungon përgatitja për emergjencat: “Paratë e taksave shkojnë për luks, koncerte dhe udhëtime, ndërsa fondet për modernizimin e ekipeve të shpëtimit nuk ekzistojnë”.

“Edi Rama nuk është zjarrfikës, por nuk mund të lejohet të jetë kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr”, përfundon deklarata e PD.

DEKLARATA E PLOTË

Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret.

Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve.

Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese.

Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre.

Siç e kemi parë prej vitesh, qeveria dërgon ushtrinë dhe zjarrfikësit, të cilët u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë, apo të sapodalë nga lufta dhe në mungesë të mjeteve bazike.

Një pamje tjetër shohim prej tri javësh në Theth, Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri.

Për të shembur bujtinat në Theth dhe marrë para shitësit të rigonit në Sarandë, qeveria dërgoi IMT, Tatimet, Policinë dhe Ushtrinë, me mjete të rënda, me arrogancë, të armatosur deri në dhëmbë, në luftë me qytetarët.

Për Edi Ramën, prioritet absolut është uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetëra problemet që kërcënojnë qytetarët dhe jetën e tyre.

Për Edi Ramën, prioritet është spektakli me satelitët “Albania 1” dhe “2”, apo dronët për të cilët, pasi i hedh në Facebook për t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojë dhe as kush t’i komandojë. Sepse, Edi Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATOs, një organizatë që shkon të fikë zjarret me shkurre dhe pagure.

Prandaj, përballja me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që kërcënojnë qytetarët janë të mekura.

Do të jetë kështu këtë verë dhe tjetrën, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me carter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.

Edi Rama është me pushime, pasi bëri zhurmën me drejtorët, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bëjnë pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtëpitë dhe jeta e qytetarëve është në rrezik. Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr.

Pas

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

Para

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Para
Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

 



Të Fundit

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim. Prokurori e liron, hetim në gjendje të lirë

Trump kërcënon përsëri/ Tarifa doganore prej 35% për BE-në nëse nuk investojnë në SHBA siç kanë premtuar! Deri në 250% për produktet farmaceutike

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.