06:56 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë shtatë vatra aktive në të gjithë vendin, ja ku hasim problematika

14:49 | 19/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë shtatë vatra aktive në të gjithë vendin, ja ku hasim problematika

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në të gjithë territorin.

Sipas tij, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri, në territorin e vendit.

Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll.

Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për te mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tij.

Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat më bashkinë e Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua.
Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur “Shkëmbi i Hoxhës” në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Ndërkaq puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen “Granicë” të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat në bashkinë e Tepelenës, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike.

Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tepelenë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Pas

I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë, zbardhet vendimi i Apelit për vulën e PD

Para

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri tregon nëse do ta miratojnë deri më 25 korrik: Akoma nuk kemi një dakordësi

Para
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri tregon nëse do ta miratojnë deri më 25 korrik: Akoma nuk kemi një dakordësi

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri tregon nëse do ta miratojnë deri më 25 korrik: Akoma nuk kemi një dakordësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.