Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën ekonomike në vend.
Sipas tij skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar, madje po ndodh e kundërta.
Më tej Spahiu ironizon duke shkruar se me këto ritme edhe pagesat do të jepen me PPP.
Postimi i plotë
Nuk ka asnjë shans që të vi minimalisht një lajm i mirë për ekonominë në Shqipëri.
Vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH. Edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra më keq se dhe një muaj zhgjedhjes.
Ne si opozitë por dhe FMN e paralajmëruam si të dëmshme uljen e pragut të TVSH-s për biznesin e vogël në 2 milion nga 5. Rritja e barrës fiskale nuk çoi në rritje të të ardhurave por bëri të kundërtën, vazhdon ti ul ato.
Skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar, madje po ndodh e kundërta.
Me këto ritme besoj që dhe pagesa e pagave do të jepet me PPP.
Skemën pa merak se e gjen Qeveria.
(M.Q/Faxweb)