10:39 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata kaotike pas tërmetit, flet zv.kryeministri: Shteti në gadishmëri, e gjithë infrastruktura e aksesueshme

15:44 | 23/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ I jep bukë me vete ditën e ditëlindjes, Erjon Braçe: Faleminderit mam

Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një deklaratë për mediat ka folur për situatën pas tërmetit që lëkundi vendin pasditen e së shtunës. Braçe deklaroi se shteti është në gatishmëri për qytetarët dhe aksesueshmërinë e shërbimeve publike nga këto të fundit.

“E gjithë infrastruktura arsimore është e sigurt. E gjithë infrastruktura sociale, përfshi qendrat e pritjes është e gjitha e aksesueshme. E gjithë infrastruktura e Rendit dhe e Sigurisë Kombëtare është në gadishmëri. Infrastruktura rrugore është e sigurt. Shteti në nivel qendror dhe vendor është në funksion dhe gadishmëria. Nuk ka asnjë element kaosi. Janë të gjithë në punë dhe të qartë për detyrën që kanë dhe duhet të përmbushin. Të gjitha shërbimet publike janë në gadishmëri. Shumë më tepër me punë e në krye të punëve. Kryeministri po udhëheq gjithë këtë proces të menaxhimit të situatës.”- u shpreh ndër të tjera Braçe.

Po ashtu Braçe u tregua shumë i rreptë në lidhje me lajmin të publikuar tek Syri.net dhe Shekulli, ku bëhej thirrje që qytetarët të dilnin nga shtëpiat, pasi do të binte një tërmet në orën 23:30.

Braçe u shpreh se mediat që prodhojnë lajme të rremë do të përballen me ligjin.

“Dje shoqëria, rendi kushteutes, siguria publike, kombëtare ligji penal djhe mbi të gjitha jeta e prona e qytetarëve u sfidua kërcënua deri në kufijtë e kaosit, që ishte nje hap larg me dhune e plackitje te mundshme nga lajm i rreme fabrikuar qellimisht nga Syri.net nje media online, shembulli i nje gazetarie të njëanshme gazetarisë politike të kapur e kriminale. Qeveria e vendosur te garantoje me cdo cmim lirine e medias brenda të drejtë kushtetuese por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, i sigurisë publike, kombetare. sigurise jetës e pronës kërkon të njëjtën vendosmëri për tu përballur ligjerisht me lajmet e rreme prodhuar ne media e shperndare nga nje rrjet kriminal që zotëron të dhena personale te qytetareve te republikes se Shqiperise e qe dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërm dje ne ate lajm ishte i qëllimshem dhe e rremë.

Referimi i lajmit të TCH, i nje interviste te nje sizmologu grek qe per fat te keq po kerkon te behet protagonis me zor ishin të gjitha të rreme. Cdo gërm ne ate lajm ishte e paligjnshme në nxitjen e panikut për lënien e shtëpive dhe rrezikimin e jetës së njerëzve ne ikje e siper, e rrezikimin e jetes ne rruge në atë trafik që ky qytet apo Durresi nuk e kane pare kurre.

Jemi te vendosur qe autorët e atij lajmi të rremë dhe zotëruesit e ketij rrjeti kriminal te perhapjes se lajmeve te rreme  te perballen me ligjin me fuqinë 5.8 të shkallës rihter me intensitet 8 balle dhe me tregues nxitimi te agjencive ligjzbatuese te shtetit 0.375g.

Të bëjnë c’të duan të sajojnë sot alibinë e asaj që ndodhi dje cdo gjë është e faktuar dhe forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni një herë e pëgjithmonë.

Loja me lajme të rreme është kthyer në sport por loja me lajmet e rreme qe kercenojne jeten e sigurine e qytetareve do marrë fund tani ligjërisht edhe për arsyen ti japim lirinë që qytetarët të marrin info e vërtet e të bazuar në fakte.

Unë nuk fal lotët e përpëlitjet e të qarat e foshnjeve që dëgjoheshin dje në oborre e shkallët e pallateve, ankthin e frikën e tejskajshme të prindërve me foshnjë në duar e në prehër bashkë me ta në makinë.“- u shpreh Braçe.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: erion brace
Pas

E rëndë/ Katër djem përdhunojnë në grup për 10 ditë rresht 13-vjeçaren

Para

VIDEO/ Pas tërmetit në vend vijojnë përmbytjet, në pak minuta uji vërshon në banesa

Para
VIDEO/ Pas tërmetit në vend vijojnë përmbytjet, në pak minuta uji vërshon në banesa

VIDEO/ Pas tërmetit në vend vijojnë përmbytjet, në pak minuta uji vërshon në banesa

Discussion about this post

 



Të Fundit

U mbyt në lumë në Greqi bashkë me shokun,12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait i jepet leje për të marrë pjesë në funeral

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.