Qarku i Beratit ka raportuar 47 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, në një kohë kur Shqipëria regjistroi sot numrin më të lartë të rasteve ditore, plot 1230.
47 raste pozitive në rang qarku i përkasin 25 Beratit, 11 Urës-Vajgurore, 5 Kuçovës, 4 Skraparit dhe 2 Poliçanit.
Rastet:
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”,
-1 mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole”,
-1 mësues në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.
-4 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.
-2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Rroshnik,
-1 infermiere në Qendrën Shendetësore në fshatin Samaticë,
-1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Kutalli.
36 rastet e tjera rezultojnë tē jenë raste kontakti, mes tyre të rinj dhe pensionistë.
(E.H/Faxweb.al)