Avokati Alban Qafa me anë të një statusi në Facebook i është drejtuar Kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia duke i shprehur shqetësimin ndaj situatës që po kalon vendi si dhe duke i kërkuar që kjo gjendje të merret parasysh nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Më konkretisht avokati Qafa kërkon nga Dhoma e avokatisë që taksat që paguhen çdo vit për kartonin të shkojnë në kontibut të mjëksisë si përmirësim i gjendjes që po kalon vendi.
Postimi i plotë
“Kërkesë: Drejtuar Dhomes Kombëtare të Avokatisë, Kryetarit Maks Haxhia
Kërkues: Av.Alban Qafa me nr. license 7604 taksa pagues i rregullt (lehtësisht e verifikueshme .
Të gjitha taksat që paguajmë çdo vit për kartonin të mos mbahen në bankë kot se janë me qindra mijëra euro në mos miliona euro me gjithë të ardhurat nga shitja e shkollës së avokatisë.
Të dhurohen për blerjen e mjeteve, për të ndihmuar qytetatarët me maska dhe doreza dhe mjekët për pajisjet e nevojshme në luftën kundër koronavirusit”.
Discussion about this post