Shqipëria ka regjistruar sot numrin më të lartë të të ínfektuarve që nga nisja e pándemisë, 69 raste të reja. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.
Ndërkohë, në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me Còvid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 249, Shkodër 68, Krujë 63, Kamëz 27, Durrës 25, Vlorë 21, Lushnje 13, Pukë 11, Elbasan 6.
Ndërkohë, janë bërë në total 20813 testime, nga të cilët 1590 janë ínfektuar dhe janë shëruar 1055 pacientë. Betejën me kòronavirusin e kanë humbur 36 persona, (21 në Tiranë, 7 në Durrës, 4 në Fier, 1 në Vlorë, 2 në Shkodër dhe 1 në Kukës.)/ A.M/Faxweb.al