16:47 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

19:33 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

Presidenti Ilir Meta në një dalje të jashtëzakonshme për mediat në lidhje me dy rastet e konfirmuara me koronavirsu në Shqipëri, deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me isntitucionet shtëtërore.

Por Meta tha se duhet shumë përgjegjshmëri, pasi i gjithë rrjeti potencialisht i kontaktuar mund të kthehet në një bartës dhe mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Meta kërkoi të merren një sërë masash për të përballuar situatën nga koronavirusi, duke kërkuar më shumë fonde për këtë arsye.

“Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje ndonëse që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas përkeqësimin dramatik në Itali. Qeveria ka marrë një seri masash në këtë drejtim.

Ne jemi në komunik të vazhdueshëm jo vetëm për të hetuar këto dy raste pasi është e rëndësishme të kuptojmë që nënvlerësimi i vogël i një rasti mund të kthehet në një shpërndarës të këtij virusi me pasoja.

Edhe në Presidencë kemi një task-forcë që drejtohet nga këshilltari i sigurisë kombëtare, i cili ka edhe një adresë për personat që kanë shqetësim. Me një përgjegjëshmëri më të madhe besoj se do ta kemi situatën nën kontroll. Sot kam folur me ambasadoret tona në Greqi dhe Itali. Çdo qytetar duhet të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe veçanërisht masat mbrojtëse për personelin shëndetësor janë prioritet mbi prioritete.

Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur patjetër pasi situata mund të dali jashtë kontrollit. Ka dy gjëra që nuk kërkojnë fonde, bashkëpunimi qytetar dhe e dyta vullnetarizmi. Të gjithë ata intelektualë, profesorë, studentët e fakultetit të Mjekësisë mund të jenë me mjaft kontribut, vullnetarët e Kryqit të Kuq, mund të vendosen në mënyrë të organizuar në ndihmë të ekipit që po merret me këtë çështje.”- tha Meta.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ilir meta
Pas

Miratimi i ligjit mbi pronat, reagon ashpër ministria e Jashtme Greke: Sanksionimi i kësaj të drejte vë në diskutim çeljen e negociatave

Para

“Është më se i vërtetë kërcënimi për pandemi”, OBSH jep deklaratën e fortë: Nuk jemi në mëshirën e tij

Para
“Është më se i vërtetë kërcënimi për pandemi”, OBSH jep deklaratën e fortë: Nuk jemi në mëshirën e tij

"Është më se i vërtetë kërcënimi për pandemi", OBSH jep deklaratën e fortë: Nuk jemi në mëshirën e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.