Përfaqësuesja e një prej sindikatave të mësuesve, Pranvera Janku ka folur në Fax News, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Babrru ku një e mitur u a.buzua nga roja i shkollës, dhe sipas saj drejtuesit e shkollës nuk kanë pasur dijeni për atë që ka ndodhur. Sipas saj roja ka vepruar në fshehtësi të plotë, dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e tij, që kryente akte të turpshme me të miturat.
“Mësuesi sot bën vërtetë një punë të madhe, unë besoj se ju jeni koshientë se mësuesit kanë sakrifikuar për të çuar dijen te nxënësit dhe në këto kohë të pandemisë. Dua të falenderoj të gjithë mësuesit në emër të sindikatave të Arsimit, se dhe në 12 natën të na vinte mesazhi nga ana e nxënësve, mësuesit e kishin detyrim që të përgjigjeshin.
Ne për rastin në Babrru e kemi marrë vesh nga mediat, nuk ka ndodhur asgjë brenda shkollës, puna e drejtuesve ka qenë perfekte, por unë mendoj se këto gjëra që ndodhin jashtë dalin vetëm kur e denoncon vetë personi.
Këto janë raste shumë të mprehta sociale, dhe nuk diskutohet që ne na duket shumë e padrejtë që të shkosh dhe të merresh me jetën private të një personi, që nuk bie shumë në sy. Drejtori nuk e ka ditur këtë rast, ka thërritur psikolgen, mësuesit kujdestar, e bëri çështje, po ka qenë një kohë shumë e shkurtër, dhe mediat e hapën në të gjithë Shqipërinë.
Unë e njoh për të rregullt drejtorin e shkollës, ky person i cili ka punuar kaq fshehtas, është sjellë mirë brenda shkollës. Unë nuk kam dijeni shumë për rojen, hapte derën, më shoqëronte mua, nuk kam vënë re ndonjë veprim të dyshimtë”, tha Janku.
Ndërkohë që ajo ka komentuar dhe deklaratat e Mimi Kodhelit, e cila tha se mësueset tashmë e kanë mendjen vetëm te buzëkuqi dhe minifundet, për të cilat tha se janë të papranueshme. Mësuesit në shkollën ku arsimohej e mitura janë të frikësuar që të flasin para kamerave.
Gazetarja Fjona Çela raporton se pak minuta më parë është larguar nga puna dhe djali i Abaz Dogut, i cili kishte zënë vendin e tij si roje në shkollë. Pezullimi dhe largimi i tij nga puna është kryer gjatë ditës së sotme.