18:31 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata në bashkinë Himarë/ Arben Llangozi: Padyshim që do ketë një fund të hidhur, Rama do t’i shkojë deri në fund misionit të tij

18:59 | 29/03/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata në bashkinë Himarë/ Arben Llangozi: Padyshim që do ketë një fund të hidhur, Rama do t’i shkojë deri në fund misionit të tij

I ftuar në intervistën e Fax News, avokati Arben Llangozi foli rreth zhvillimeve kryesore, konkretisht për bashkinë e Himarës.

Llangozi u shpreh se bashkia e Himarës po mbahet peng nga Edi Rama, pasi bazuar në ligj, një kryebashkiak i zgjedhur me vota, i cili nuk emërohet në detyrë brenda 6 muajsh, atëherë zhvillohen zgjedhje të reja. Sipas tij, nuk janë zhvilluar zgjedhje të reja sepse Edi Ramës dhe Ilirjan Celibashit nuk i leverdis.

“Në Kuçovë dhe Himarë duhet të ishte ndjekur e njejta linjë, por Celibashi nuk e zbaton ligjin dhe i zvarrit vendimet, sepse kështu është urdhëruar nga qeveria aktuale”, tha Llangozi.

Gjatë intervistës, Llangozi foli dhe për Olta Xhaçkën duke thënë se ajo ka bashkëpunuar në vjedhje me një kryetar bashkie dhe me bashkëshortin e saj, për tjetërsimin e një prone publike 11 mijë metra/katror

“Një show. Të gjitha paratë e korrupsionit janë hedhur në bashkinë e Himarës. Në një farë forme, flitet për investitorë strategjik, por nga ana tjetër nuk kemi të bëjmë me të tillë. Kemi të bëjmë me persona të lidhur me pushtetin, të cilët pastrojnë produktet e veprës penale, në atë bashki”, shtoi ai.

I pyetur nga Albi Rakip se përse kryeministri Rama nuk ka reaguar për bashkinë e Himarës, Llangozi u përgjigj:

“Për çfarë do reagojë Rama, kur atij i akuzohet dhe i vëllai për përfshirje në trafik droge? A do ndodhte në vendet e Bashkimit Europian apo në ShBA, që vëllai i Presidentit apo kryeministrit të akuzohej dhe ky i fundit të qëndronte ende në pushtet? Kemi një kolaps, një sërë ministrash e kryetarë bashkish të korruptuar. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai do që t’i shkojë deri në fund misionit të tij të vjedhjes. Padyshim që do ketë një fund të hidhur dhe vetëm atëherë do kuptojmë që Shqipëria do bëhet“, tha Llangozi.

Pas

Dezinformatat që synojnë Brigitte Macron përhapen përtej Francës

Para

Korrupsioni në shëndetësi/ Llangozi: E pandehur mund të jetë dhe “e preferuara” e zotit Rama

Para
Korrupsioni në shëndetësi/ Llangozi: E pandehur mund të jetë dhe “e preferuara” e zotit Rama

Korrupsioni në shëndetësi/ Llangozi: E pandehur mund të jetë dhe "e preferuara" e zotit Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.