Në masivin pyjor Pishë Poro- Darzezë ka riaktivizim të zjarrit dhe me intesitet të lartë në krahun e Darzezës.
Nga forcat operacionale të MZSH Qarku Berat, në ndihmë të Institucionit të Qarkut Fier, u nisën në drejtim të vatrës masive të zjarrit në Pishë Poro- Darzezë në Qarkun Fier, 1 mjet dhe 5 efektiv nga MZSH Berat dhe 1 mjet dhe 3 efektiv nga MZSH Kucove.
Situata në Darzezë është jashtë kontrollit. Era që ndryshon drejtim herë pas here bënë të vështirë situatën.
Situata në masivin pyjor Pishë Poro – Darzezë vazhdon të jetë jashtë kontrollit.
Në ndihmë të forcave që po operojnë për shuarjen e zjarrit në Darzezë do niset dhe 1 mjet dhe 3 efektivë nga MZSH bashkia Himarë.