Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Situata kriminale duket se ka sjellë rotacion të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.
Mësohet se është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës. Palushi mësohet se është transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë.
Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.
Lëvizje mesohet se ka edhe mes oficerëve, ku këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili, që dikur ka qënë shef komisariati në Krujë.
Ndryshimet kanë prekur dhe disa emra të tjerë të Drejtorisë së Policisë Elbasan,por ende nuk behen te ditura.
Discussion about this post