Situata me zjarret në fshatrat e Gjirokastrës duket më e qetë ditën e sotme pasi disa vatra zjarri nuk janë aktive por forcat ushtarake janë zhvendosur në fshatin Arshilengo pasi ka një aktivizim të vatrës së zjarrit.
Në pamjet e siguruara nga Fax News shihet qartë se e gjithë zona është shkrumbuar dhe banorët e zonës kërkojnë që cështja të zbardhet sa me shpejt pasi pretendojnë se zjarrëvënia është e qëllimshme nga disa çobanë të zonës.
Në një intervistë për Fax News një banor i zonës u shpreh se nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që zona të merrte flakë në përmasa të tilla dhe se nuk presin asnjë ndihmë nga shteti pasi u shkaktuan dëme në gjithë florën dhe faunën dhe në sipërfaqe të mëdha tokash.
“Nuk presim më asnjë ndihmë nga shteti, na është shkatërruar cdo gjë.
Më janë shkrumbuar shtëpitë e mia dhe të të arfërmve, banorët kanë qenë tërë kohës në lëvizje. Gjendja në Arshelengo ka qenë më dramatike sepse bahcet dhe banesat ishin në rrezik nga flakët.
Për momentin është stabilizuar situata dhe nuk përbën rrezik por janë djegur toka të tëra dhe fshati ka marrë zjarr më përmasa të tilla për herë të parë në histori, ka ndodhur më parë por e kemi vënë nën kontroll.
Ka dy rrugë ose cobanët e onës janë treguar të pakujdesshëm ose e kanë bërë për cështje inati dhe është turp të vësh zjarrin në këtë mënyrë se nuk është zgjidhje kjo”- u shpreh banori.
(E.D/faxweb.al)