14:10 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Situata në Maqedoni, Meta: Forcat politike shqiptare të jenë një faktor kyç për stabilitetin

16:37 | 31/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Meta pyetet ”Live” si e binde Ramën për Vasilin, Kreu i LSI: Lajme të vërteta, gjysmë të vërteta, të pavërteta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën politike të krijuar në Maqedoni. I pyetur nga mediat për komentin e tij lidhur me krizën politike dhe mos arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve, Meta u shpreh se: “Dua të shpreh shqetësimin tim për situatën në Maqedoni, shqetësim që e kam shprehur prej vitesh edhe me partnerët ndërkombëtarë. Maqedonia është sot nyja më delikate e rajonit tonë. Prej disa vitesh, Maqedonia ka vuajtur nga një krizë politike, institucionale, por edhe zgjedhore, për fat të keq. Burimi i kësaj krize, në fakt, ka qenë lufta e ashpër apo konflikti midis dy partive kryesore maqedonase”.

Më tej ai shtoi se për fat të mirë, zgjedhjet e fundit u pranuan nga të gjitha forcat politike.

“Kjo është gjë pozitive për Maqedoninë, për ne dhe për të gjithë rajonin tonë, në mënyrë që të mbyllet periudha e kontestimit të zgjedhjeve dhe institucioneve. Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare, që është një hap pozitiv, e cila rrit detyrimin e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra-tjetrën në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe jo thjesht raportit të njërës apo tjetrës forcë politike me pushtetin dhe qeverinë. Është shumë e rëndësishme që ato të vijojnë të bashkëpunojnë akoma më tej për realizimin e kësaj platforme në të ardhmen”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi gjithashtu se forcat politike shqiptare në Maqedoni duhet të forcojnë rolin e tyre të bashkëpunimit në Maqedoni për të çuar përpara dhe për të realizuar platformat e tyre dhe për stabilitetin e Maqedonisë. 

“Është shumë e rëndësishme, gjithashtu, që konflikti i deridjeshëm, që ka ardhur kryesisht për shkak të luftës së ashpër me njëra-tjetrën të dy forcave politike maqedonase, të mos transferohet në të ardhmen në një konflikt midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndaj, është shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare, duke forcuar dhe duke rritur bashkëpunimin e tyre për të çuar përpara dhe për të realizuar konkretisht dhe jo vetëm në letër këtë platformë, njëkohësisht, me shumë përgjegjshmëri dhe mençuri të jenë një faktor kyç për stabilitetin e Maqedonisë, sepse janë dy elemente shumë të rëndësishme që mund të shkojnë përpara vetëm në mënyrë paralele: stabiliteti i Maqedonisë dhe të drejtat e shqiptarëve, dhe roli i shqiptarëve si faktor jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin evropian dhe euroatlantik të këtij vendi fqinj dhe tepër të rëndësishëm për ne dhe për të gjithë rajonin tonë”,  u shpreh Kryetari i Kuvendit Meta. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ilir metamaqedonia
Pas

Berisha: Veliaj po përdor projektin e rindërtimit të Pazarit të Ri për xhepat e tij, kunatit të Lal plehut dhe deputetit Qefalia

Para

Enca kërkon ndjesë publikisht të gjithëve, arsyeja (FOTO)

Para
Publikohet kënga e re e Encës, për jerë të parë në “VEVO” (VIDEO)

Enca kërkon ndjesë publikisht të gjithëve, arsyeja (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me helikopter

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow të Iranit

Berisha publikon pamje skandaloze nga 11 maji: “Farsa elektorale e Ramës do të marrë fund, shqiptarët do të ngrihen për të mbrojtur liritë e tyre”

Berisha: Grupi i PPE-së në Këshillin e Europës u trondit nga pamjet e farsës elektorale të 11 majit në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.