Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se situate me atë që po ndodh në Parlament nuk është normale, por sipas tij, ky është një moment historik në politikën shqiptare.
“Situata në Parlament nuk është normale, vendi është duke kaluar një moment historik në politikë. Mendoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Veprimi i opozitës është një vendim që e ka marrë vetë, që është kritikuar nga ndërkombëtarët. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e demokracisë. Mendoj se ligji po bën punën e vet, ata që nuk donin të qëndronin ikën, erdhën dhe po vijnë të tjerë që po krijojnë opozitën e re. Numri i deputetëve të rinj do të jetë i konsiderueshëm, vetë deputetët e rinj deklaruan se mandatet e opozitës do të zëvendësohen të gjitha, mbase kjo i ka hapur rrugën krijimit të një opozite të re. Këtu nuk bëhet fjalë për politikën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit”, deklaroi Sinaj.
Duke folur për zërin që ka ngritur opozita duke pretenduar se në zgjedhjet e kaluara janë blerë vota dhe janë manipuluar rezultatet përmes përfshirjes së personave me precedent penal, tha se ai rezultat u pranua nga të gjithë aktorët politik.
“Të gjithë komisionerët kanë firmosur, dhe të gjithë ramë dakort me rezultatin e zgjedhjeve, dhe pas dy vjetësh dalin dhe bëjnë deklarata për kontestimin e zgjedhjeve. Nuk mund të bëhen zgjedhje sa herë e kërkon një opozitë apo nëse opozita vendos djegien e mandateve. Imagjinoni sikur çdo opozitë të merrte vendime të tilla, do të kishim zgjedhje njëherë në vit”.
Sinaj u pyet edhe për kasioneve të opozitës që kanë të bëjnë me protestat e shpesht me anë të të cilave kërkohet rrezimi I qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.
“Nuk kemi të bëjmë me një rrevoltë popullore por me një rrebelim politik që do të marrë e vete një pjesë të popullit he të dalë në shesh, diçka e cila është një problem për integrimin e vendit. Mendoj se ka kohë për të shkuar në zgjedhje, Parlamenti po mbushet me deputetë, maxhoranca po bën punën e saj dhe po shkon drejt zgjedhjeve me bindjen se po vepron në bazë të ligjit, nuk e pengon asnjë arsye ligjore të ndalojë”, deklaroi deputeti socialist.
Sinaj u pyet nëse mendonte se Selenica do të jetë një nga bashkitë që do ta fitojë maxhoranca në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe ai u përgjigj kështu:
“Në Selenicë nuk është bërë aq sa duhet nga ana e bashkisë, nuk ka patur një transparencë në investimin e parave të buxhetit, këtë bashki e ka drejtuar prej kohësh e djathta dhe nuk ka patur produktivitet, mendoj se ka ardhur koha ta marrë e majta”.
Deputeti foli edhe për atë që u quajt shpesh si anti-mitingu i Ramës në Vlorë me datë 16 shkurt ndërkohë që opozita protestonte në Tiranë, duke thënë se qytetarët në atë takim ishin nga Vlora, sepse sipas tij ky qytet është një bastion i majtë dhe ak ka asnjë arsye që njerëzit të vijë nga rrethe të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)