Ish-kryeministri i8 Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë për Syri.net, i pyetur nga gazetari Çim Peka për situatën e krijuar në PD pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit ka deklarauar se ka marrë mijëra mesazhe për t’u rikthyer në krye të PD-së por ai tha se nuk mund të rikthehej pasi ishte diçka që kishte të bënte me dinjitetin dhe ai e kishte bërë një deklaratë të largimit pakthim.
“Në situatën e krijuar nga zgjdhjet kishte me mijëra mesazhe qeë kërkonin një rikthim, kur kam dhënë deklaratën kam thenë që kjo dorëheqje lidhet me dinjitetin, nuk dorëhiqem as për këtë as për atë, dinjiteti është thelbi i njeriut. Rikthim mbrapa Sali Berisha nuk mund të ketë, nuk do ishte mirë as për partinë as për vendin, kësaj morie të pafundme e njerëzve që kërkonin një gjë të tillë dhe zgjodha heshtjen si mënyrë përgjigje, nëse unë do hyja në polemikën e madhë qe shpërtheu do të ndiqja qëllimet e mia, por unë jam i dorëhequr për përgjithmonë”, tha ai. (B.H/Shuplaka)