Fisnik Ziçishti, ekspert për aksidentet rrugore tregoi në studion e lajmeve të Fax News tre faktorët që sipas tij janë burim i aksidenteve që më së tepërmi sjellin pasoja të rënda në qarkullim.
Ziçishti thas se përgjegjësia e drejtuesve të mjeteve, infrastruktura dhe mjetet e amortizuara janë tre faktorët kryesor që shkaktojnë aksidente, ndërsa theksoi se gjendja në vendin tonë është dhe alarmante.
“Gjendja në vendin tonë është shumë shqetësuese, Vjeshta sidomos është për të ngritur alarmin dhe njërëzit duhet të zgjohen nga gjumi, ata që drejtojnë automjetet e tyre.
Faktori infrastrukturë, është një nga shkaqet që ka të meta, kemi njolla të zeza që duhet të ndërhyhet dhe bëhet shumë kujdes.
Është faktori mjet, mjete që janë të amortizuara dhe pa kontrolle.
Faktori i tretë është shoferi, jemi një popull nevrik, nuk respektohen rregullat edhe pse nuk ka, duhet të bësh disa metra më shumë edhe këmbësorët të kalojnë në vijat e bardha dhe në mbikalime këmbësorësh”, tha Ziçishti.
Cilat janë mënyrat për ti parandaluar aksidentet?
Ziçishti: Siç e thashë, infrastruktura horizontale dhe vertikale nuk është keq, por ka nevojë për rregullime. Për shembull, rrethrrotullimi i Lushnjes, duhet bërë me ramb, po ashtu edhe rrethrrotullimi i Divjakës. Ka drejtues që nuk Iidinë aspak rregullat, e po ashtu këmbësor me të cilët duhet të punohet. Patrullat e Policisë mendoj se duhen të bëhen me motor dhe jo të qëndrojnë në një vend, ne e dimë se ku janë xhepat dhe i zbatojmë rregullat, por duhet të jenë në lëvizje dhe ti kapin shkeljet në flagrancë. Fakultetit i Inxhinierisë Mekanike është isnstitucion që nxjerr spicialistë dhe këta duhen thirrur nga autoritetet. Për mendimin tim duhet krijuar një institucion për analizimin e aksidenteve rrugore, të formohet sa më shpejt me specialistë e njohës të qarkullimit dhe rregullave rrugore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post