11:39 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Situata në Shkodër kritike, kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët dhe lartësim i argjinaturave

09:36 | 26/03/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata në Shkodër kritike, kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët dhe lartësim i argjinaturave

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet kritike për shkak të përmbytjeve. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur  mbi  4155 Ha.  Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1555 ha

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.                                 Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.                 Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1250 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur .

Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojitet furnizimi me ujë të pishëm për banorët.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e      gjallë dhe me ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë :

Në fshatin Ças paraqiten shume probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar.  Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.

Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike.

Bashkia Shkoder ka         bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja.   Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka            bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia              Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për përsonat e akomoduar në konvikt.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve              të dëborës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

  1. Koncentrat 220t
  2. Bar i thatë 300t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Etiketa: permbytjetShkoder
Pas

Zhduket sapo del nga burgu i Francës i riu shqiptar, familjarët në ankth

Para

Mos e nisni javën pa mësuar se çfarë iu kanë rezervuar yjet

Para
Sa të zgjuar jeni, jua thotë shenja juaj e horoskopit

Mos e nisni javën pa mësuar se çfarë iu kanë rezervuar yjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste me 2.171 vota

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 39 çështje

Dy qarqet e vetme në veri që kryeson PD, “surprizon” PSD në Kukës

PS kryeson në rang kombëtar/ Berisha i vetëm në selinë e PD. Asnjë reagim për rezultatin e deritanishëm

Numërohen 78/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 4 mijë vota ndaj opozitës

“Thellim i fitores së PS në Rrogozhinë”/ Spiropali: Synojmë 20 mandate në qarkun e Tiranës, opozita më e dobët…

Kukës/ Tentoi të hynte me forcë në një qendër të numërimit të votave, në kërkim 18-vjeçari

Numërohen 177/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.