16:18 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata nga koronavirusi/ Shtohen të shtruarit në spitalin Infektiv, një person në gjendje të rëndë për jetën

11:28 | 30/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Infektimet masive në bùrgje, mbërrin tek Spitali Infektiv një i dënuar (VIDEO)

Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 23 persona, duke e çuar në 1122 numrin total të infektuarve, nga këto 2 personel mjekësor.

Sipas MSH, rastet e reja janë në bashkitë e Tirasnës, Matit, Durrësit, Lushnjes, Krujës dhe Librazhdit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Etiketa: Ministria e Shendetesise
Pas

LAJM I FUNDIT/ Bie nga mushka 63-vjeçari korçar, si është gjendja e tij

Para

Rama nuk pret tetorin për të kufizuar qytetarët, policia zbulon si do të lëvizet nesër

Para
FOTO/ Të alarmuar nga koronavirusi, qytetarët në Tiranë lëvizin me maska, shihni çfarë po ndodh në qytet

Rama nuk pret tetorin për të kufizuar qytetarët, policia zbulon si do të lëvizet nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Sulmon Hamasi, vriten pesë punonjës të fondacionit amerikan të gazës

Prag lufte në rajon, SHBA largon personelin e ambasadës në Irak

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas vendimit të gjykatës: Shpifja e Bashës ndaj meje u hodh poshtë se s’më hoqi nga detyra!

“Qyteti do digjej me themel”, Trump aktivizon marinsat për të shtypur protestat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.