Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino deklaroi përpara gazetarëve se 3 persona kanë humbur jetën si dhe një paciant tjetër është në proces të vazhdueshëm monitorimi nga mjekët si pasojë e infektimit të tyre me gripin AH1N1.
Sipas saj ky virus, ndryshe nga sa është artikuluar, nuk është grip derri.
“Këshillojmë të gjithë njerëzit që nuik janë vaksinuar ende që të vaksinohen. Ka tre të vdekur me AH1N1, dhe ndryshe nga si është artikuluar shpesh nuk kemi të bëjmë me gripin e derrit. 80% e qytetarëve janë vaksinuar kundër këtij gripi”, – tha Bino ndër të tjera.
Sipas saj Shqipëria disponon rreth 100 mijë vaksina kundër këtij gripi 50 mijë prej të cilave i ka siguruar Ministria e Shëndetësisë dhe 50 mijë doza të tjera janë ofruar nga një agjensi shëndetësore amerikane.
Bino sqaroi edhe arsyet e vdekjes së tre pacientëve duke thënë: “Personat që kanë vdekur kanë qenë të pavaksinuar dhe të moshës 40-60 vjec dhe ka një shpjegim pasi kanë qenë të prekur edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Dhe për këtë rekomandojmë sidomos personat që kanë disa sëmundje të tjera duhet të vaksinohen”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)