14:30 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata politike në Kosovë shqetëson BE-në, eurodeputetët letër me kushte Thaçit

20:33 | 03/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në SHBA Thaçi takoi edhe një njeri tjetër të rëndësishëm, pse vallë nuk e tregoi emrin?

Situata politike në Kosovë ka shqetësuar edhe parlamentin europian ku katër deputetë të saj i kanë shkruar një letër Presidentit Thaçi që të marrë masat për zgjidhje të situatës.

Katë Eurodeputetët Thomas Ëaitz, Reinhard Bütikofer, Viola von Cramon-Taubadel dhe Romeo Franz, i bëjnë thirrje presidentit Thaçi që të sigurojë “një qeveri funksionale në këtë kohë krize që reflekton rezultatet e zgjedhjeve të fundit”

Në këtë letër theksohen shqetësimet e kësaj partie për gjendjen politike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Në letër ndër të tjera komentohet edhe situata pandemike në Kosovë ku i jepet mbështetje qeverisë në detyrë Kurti për masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Letra e plotë

I dashur Presidenti Thaçi,

“Jemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe dëshirojmë të adresojmë shqetësimet tona në këtë letër të hapur. Ne të Gjelbrit gjithmonë e kemi mbështetur rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokratizimit dhe nuk mund të heshtim gjatë krizës aktuale. Vota e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti është një hap prapa për stabilitetin politik në Ballkanin Perëndimor në një kohë kur kohezioni është i nevojshëm urgjentisht. Pretendimet e fundit në lidhje me ndryshimet e mundshme kushtetuese përmes 82 deputetëve të Parlamentit janë një arsye më shumë e shqetësimit tonë.

Ne ju bëjmë thirrje që të siguroni një qeveri funksionale në këtë kohë krize që reflekton rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Në pandeminë aktuale mbarëbotërore, një vend pa qeveri funksionale dhe praktikisht në krizë kushtetuese do të rrezikonte shëndetin dhe mirëqenien e gjithë popullatës së tij. Qeveria kosovare deri më tani trajtoi krizën në mënyrë të efektshme dhe madje ia doli të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të shfuqizuar tarifat. Qeveria e Albin Kurtit barti shpresat e brezit të ri të Kosovës për përparimin politik dhe shkarkimi i kësaj qeverie qartë bie në kundërshtim me vullnetin demokratik të popullatës së Kosovës.

Për periudhën e pas pandemisë, qëndrimi ynë është që zgjedhjet e reja të mbahen sipas Kushtetutës së Kosovës, meqë fundi i qeverisë së Albin Kurtit është jo si rezultat i një dorëheqjeje, por si pasojë e votimit të mosbesimit. Ne besojmë se ju, si President, duhet të respektoni parimin e balancimit të pushtetit dhe të siguroheni që të respektohen maksimat demokratike dhe sundimi i ligjit.

Marrëveshja e mbështetur nga SHBA-ja për Serbinë dhe Kosovën, të edhe e favorizoni, është thellësisht shqetësuese. Çfarëdo marrëveshje që përfshin një zhvendosje të kufijve në baza etnike mund të rezultojë në destabilizim të rrezikshëm. Modifikimet e kufirit dhe shkëmbimet e tokës bazuar në kriteret etnike në të kaluarën kanë çuar në luftëra, në vuajtje të mëdha dhe zhvendosje të njerëzve në Ballkan. Kosova është një vend multi-etnik, dhe ne kundërshtojmë me forcë çdo përpjekje që tenton të kthehet në politikën e viteve të 1990-ta.

Ne të Gjelbrit vazhdojmë të avokojmë për demokraci dhe sundim të ligjit në Kosovë, dhe për përfshirjen e saj të vazhdueshme në masat mbështetëse të BE-së gjatë pandemisë globale. Kjo betejë ka të bëjë me stabilitetin, shëndetin publik dhe paqen në Kosovë, një betejë që nuk mund të fitohet pa e respektuar demokracinë.

Sinqerisht tuajit,

Thomas Ëaitz, anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane

Reinhard Bütikofer, Anëtar i Parlamentit Evropian

Viola von Cramon-Taubadel, Anëtare e Parlamentit Evropian

Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian”.

Etiketa: eurodeputetetHashim Thaci
Pas

Përgjysmimi i rrogave të mësuesve! Fax News zbardh vendimin e DPAP

Para

Lajme shokuese nga Franca: 2475 viktima në 2 ditë, 43823 raste aktive

Para
Lajme shokuese nga Franca: 2475 viktima në 2 ditë, 43823 raste aktive

Lajme shokuese nga Franca: 2475 viktima në 2 ditë, 43823 raste aktive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Kallas: Duam të shohim veprime të forta të SHBA-së ndaj Moskës!

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

A do të vazhdojë kontrata 6 mld dollarëshe e lobimit? Berisha: Pagesa nga fondacion atdhetar shqiptar në SHBA, s’ka lidhje me zgjedhjet

Mbyllet numërimi i votave! PS me 53 emra të rinj në Parlament, PD me “veteranët” (Detajet)

Mbyllet numërimi i votave! PS me 53 emra të rinj në parlament, PD me “veteranët” (Detajet)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.