Gazetarja shqiptare Erisa Zykaj duke folur live nga Brukseli, ka treguar se çfarë ndodhi në selinë e BE-së në lidhje me situatën në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Alen Xhelili, Zykaj ka treguar se vendet anëtare të BE-së, nuk i besojnë më raporteve të Komisionit Europian.
“Vendet anëtarë të BE-së nuk i besojnë më raporteve të Komisionit Europian. Ata kanë diplomatët e tyre, ambasadorët e tyre, kanë raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, kanë raporte të organizatave të ndryshme.
Komisioni Europian mund të ketë raportin e tij, por ministrat e Jashtëm të BE-së kanë raportet e veta dhe shikojnë gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëria, ndryshe nga e paraqesin raportet e Komisionit Europian.
Kur mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së për të marrë vendimet e tyre për të hapur negociatat, ata nuk bazohen tek raporti i Komisionit Europian, por kanë raportet e tyre”, u shpreh gazetarja Erisa Zyka në një lidhje live nga Brukseli në studion e lajmeve të SYRI.net.