Kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nesër në mbrëmje do të jetë i ftuar në orën 21:00 në emisionin “Arena” të gazetarit Dritan Hila në Ora News.
Kreu i Kuvendit do të flasë mbi situatën politike në vend. Duhet të sjellin në vëmendje që Ilir Meta vetëm dy ditë më parë deklaroi se është shumë e rëndëishme dialogu politik në vend dhe vuri theksin te qeveria e besimit.
Po kështu mëngjesin e ditës së sotme Ilir Meta është takuar me kryeministri Edi Rama në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Ky takim i sotëm vjen në një moment mjaft të rëndësishëm përsa i përket zhvillimeve politike, ku gjithnjë e më shumë shihet e nevojshme një përafrim në qëndrimet mes palëve.
Ditën e dielë pati një takim mes Ramës dhe Metës te ‘Pazari i Ri’ ku shumë u përfol për një marrëveshje të arritur, gjë e cila nuk rezultoi e vërtetë më pas.
Meta dhe Kryesia e LSI-së dolën me qëndrimin e prerë se pa opozitën nuk ka as koalicion dhe as zgjedhje. Për herë të parë nga Meta u përmend qeveria e besimit, një term i ri ky, qeveri e cila do të rikthejë besimin e opozitës te zgjedhjet dhe standardi i tyre.
Nga ana tjetër edhe dita e djeshme nuk ka qenë më pak e vrullshme, ku Basha nga çadra deklaroi se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, ndërsa kryeministri pavarësisht vullnetit për dialog nuk tërhiqet nga e tija se zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. (J.V/Shuplaka)