22:15 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situata politike në vend, ish presidenti Nishani: Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak

13:00 | 21/12/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata politike në vend, ish presidenti Nishani: Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak

Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reagur në lidhje me ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në parlamentin e Shqipërisë. Sipas Nishanit akti i fundit i dhunimit të Kushtetutës së Shqipërisë përbën aktin më të rëndë të dhunës shtetërore mbi sistemin shoqëror.

Gjithashtu ish presidenti me anë të një statusi në Facebook shton se “kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri. 
Nuk e them këtë pse u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm. Absolutisht jo ! 
Por sepse u jetësua modeli ; që me forcën që të jep policia, paraja dhe prona publike, urdhëri mbi mekanizmat e forcës, mund të asgjesohet kodi i vetēm i garantimit të lirisë dhe të drejtës së cilitdo.
Akti i grisjes publike të Kushtetutës është një nga aktet më të rënda mbi Shtetin 105-së vjeçar Shqiptar.”

Postimi i plotë
Akti i fundit i dhunimit të Kushtetutës së Shqipërisë përbën aktin më të rëndë të dhunës shtetërore mbi sistemin shoqëror dhe zyrtarizimit të modelit se si forca pushtetmbajtëse shkatërroi Kodin dhe mekanizmin që garanton jetën e çdo individi si dhe dinjitetin e integritetin e një shteti.
Lehtësia me të cilēn u krye ky akt të lë pa fjalë në momentin e parë, por menjëherë më pas ta ndez koshiencën humane si një zjarr.
Në çdo vend, demokratik qoftë, apo diktatorial, sistemi prodhon mekanizmin rregullues dhe garantues. 
Ky mekanizëm është Kushtetuta.
Natyrisht me një ndryshim thelbësor. Në diktaturë grupimi pushtetmbajtës rregullon proçedurën e dhunimit të shumicës dhe garanton fuqinë e pakicës. 
Ne shqiptarët, e kemi jetuar, provuar dhe dëshmuar atë model.
Në demokraci, ky mekanizëm rregullon të drejtën dhe garanton lirinë e gjithësecilit nga dhuna e cilitdo.
Ne tashmë e provuam se si thyhet ky mekanizëm në demokraci, duke thyer në fakt këtë të fundit vetë.
Rastet e shkeljes së Kushtetutës, “literalisht”, janë të parashikuara në fakt që mund të ndodhin në proçesin ligjvënës apo dhe atë institucional. Po ashtu dhe garancitë korrektuese por dhe masat penalizuese.
Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo ! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë !
Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv.
Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri. 
Nuk e them këtë pse u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm. Absolutisht jo ! 
Por sepse u jetësua modeli ; që me forcën që të jep policia, paraja dhe prona publike, urdhëri mbi mekanizmat e forcës, mund të asgjesohet kodi i vetēm i garantimit të lirisë dhe të drejtës së cilitdo.
Akti i grisjes publike të Kushtetutës është një nga aktet më të rënda mbi Shtetin 105-së vjeçar Shqiptar.
Dikush mund të bëj hajgare me këtë akt. 
Por, ka një POR të madhe pas.
Sepse pas kësaj e drejta dhe liria, që të dyja si dimensione, nuk kanë më asnjë garanci për askënd. 
Nuk mbeti jurist në vend pa kërkuar të ndalej ky akt.
Në vitin 1990 shqiptarët u ngritën jo kundër dhunimit të kushtetutes, por ndaj një kushtetute që ishte dizenjuar për të dhunuar.
Tashmë shqiptarët duhet të mbrojnë një Kushtetutë që është dhunuar për faktin se ajo u dizenjua për ti mbrojtur ata.
Në këto dy raste, Kushtetutat janē të ndryshme por morali i të drejtës është i njëjtë.
Tani kërkohet me çdo kusht rivendosja e garancive të së drejtës dhe lirive.
Rivendosja e garancisë së Kushtetutës është disa dimensionalëshe. 
Ligjore, politike dhe morale. 
Por nuk ka alternativë tjetër, veçse të rivendoset. Kjo është detyrë e shumicës së shqiptarëve dhe përgjegjësi politike dhe institucionale e opozitës.
Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër ! Nuk ka burg që e mbyll atë.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Bujar Nishani
Pas

Ndiheni të stresuar? Konsumoni këto ushqime

Para

‘’Mos dil kështu se dukesh si kal balash”, Aurela Gaçe tregonte se ç’i thoshte i ati në 1992-shin

Para
‘’Mos dil kështu se dukesh si kal balash”, Aurela Gaçe tregonte se ç’i thoshte i ati në 1992-shin

‘’Mos dil kështu se dukesh si kal balash”, Aurela Gaçe tregonte se ç’i thoshte i ati në 1992-shin

Discussion about this post

 



Të Fundit

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

Projektligji i Trump, CBO: Do rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë

Tri motrat gjenden pa jetë autor dyshohet babai/ Zbulohet shkaku i vdekjes, gjurmë gjaku gjenden në makinën e 32-vjeçarit

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.