Për shkak të situtës politike në vend, kryesia e Partisë Socialiste mbledhje me urgjencë. Kjo mbledhje është bërë me urdhër nga kryeminsitri Edi Rama. Për këtë vit kjo është mbledhja e parë e kësaj kryesie.
Mbledhja vjen menjëherë pas ndryshimeve të fundit në qeveri si dhe përplasjeve në distancë mes dy forcave të maxhorancës qeverisëse PS-LSI. Ende nuk dihet nëse do të ketë një deklaratë nga PS-ja pas përfundimit të mbledhjes.
Mesa duket kjo për shkak të deklaratave të fundit të Ylli Manjanit që bëri ditën e djeshme ku hodhi shumë akuza ndaj qeverisë Rama. Ylli Manjani u shkarkua dje nga detyra nga kryeministri Edi Rama. Menjëherë pas këtij vendimi Manjani doli ne një konferncë për mediat ku në të foli shumë apshër ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.
“Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të brendshëm. Ia kanë kërkuar partnerët dhe ai e di. E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë çdo standardi. Në Santa Kuranta ministrat flinin me dashnore. Këto nuk i di unë por janë të regjistruara nga shërbimet partnere. Kryeministri priste dorëheqje por nuk kam pse të jap dorëheqjen. U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatss up dhe sms nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam mirënjohës. Mbledhjet e qeverisë jane antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise. Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës”, tha ndër të tjera Manjani.
Por ky shkarkim nuk u komentuar aspak sot nga kryeministri Rama edhe pse doli në një dalje publike. Ai nuk e preku fare këtë temë. Ndërsa sot kreu i kuvendit Ilir Meta nuk i komentoi fare akuzat e ngritura nga Manjani kundër qeverisë Rama. vijon.. (J.V/Shuplaka)