Ditën e sotme drejtoresha e Spitalit Rajonal të Durrësit deklaroi se në repartin e Infektivit, të kthyer së fundi në spital Covid, kishte 60 shtretër të pajisur me aparatura oksigjeni.
Burime brenda spitalit bëjnë me dije për FaxNews se numri i personave të shtruar me Covid-19 është më i lartë se kapaciteti që ky repart ka.
Bëhet fjalë për rreth 70 persona të shtruar, pra 10 persona më shumë se totali i kapacitetit, duke ngritur kështu pyetjen legjitime se ku dhe si po trajtohen këta 10 pacientë, kur shtretërit me oksigjen janë të gjithë të zënë.