03:56 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Situate e rëndë me përmbytjet, Zamira Rami kërkesë Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme (DOKUMENT)

18:17 | 04/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situate e rëndë me përmbytjet, Zamira Rami kërkesë Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme (DOKUMENT)

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami I ka bërë kërkesë kryeministrit të vendit Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, raporton ‘Fax News’.

Kryetarja e bashkisë Rami tek sa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, informon kryeministrin në lidhje me situatën në Gjirokastër ku kërkon të merren masa për evakuimin e banorëve të rrezikuar dhe garantimin e strehimit të tyre.

Reshjet e jashtezakonshme te datave 2 dhe 3 Shkurt 2018, krijuan nje sere problematikash madhore ne Bashkine Gjirokaster. ⦁ Në qytetin e Gjirokastrës, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të datës 03.02.2018, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në faqen juglindore të saj, nga Komisioni i Konstatimit të gjendjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, më datë 03.02.2018, ora 20:30, është konstatuar rrëshkitje masive dheu, qe ka prishur rrugën që të çon në lagjen “Kodra e Shtufit” dhe ka arritur deri në katin e tretë të pallatit, duke çarë muret dhe duke depërtuar në brendësi të banesave.

⦁ Gjithashtu, per zonen në lagjen “Cfakë”, e marrë në studim nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, është rekomanduar sistemimi urgjent i banorëve në ambiente të sigurte. ⦁ Rruga e fshatit Zhulat, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka izoluar banorët e fshatit Zhulat totalisht; ⦁ Rruga e fshatit Palokastër, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka vazhduar edhe gjatë ditës së rreshjeve së djeshme të shiut të datës 03.02.2018, duke kërcënuar izolimin total të këtij fshati në rast mosveprimi;

⦁ Unaza “Gërhot” Gjirokastër dhe banesat përreth saj, 40 banesa, të cilat kërcënohen nga prurjet e ngurta të përroit të Çullos; ⦁ Rruga e pikës turistike “Antigone”, Njësia Administrative Antigone, e cila në rast mosveprimi, kërcënon bllokimin e komunitetit të tre fshatrave dhe pikës arkeologjike.

⦁ Përrenjtë malorë ⦁ Përroi i Sopotit, i cili kërcenon zhvillimin urban të pas viteve 1990 në fshatin Lazarat, Njësia Administrative Lazarat, Gjirokastër si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavie; ⦁ Përroi i Gjokanës, i cili kërcënon zhvillimet urbane pas viteve 1990 në jug të qytetit të Gjirokastrës si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavie; ⦁ Përroi i Bufamesë, i Dunavatit dhe i Palortosë, të cilët kërcënojnë zonat e vjetra të qytetit të Gjirokastrës; ⦁ Përroi i Picarit, Njësia Administrative Picar, i cili kërcënon banesat në fshatin Picar si dhe rrugën lidhëse të kësaj njësie me rrugën kombëtare.

Bashkia Gjirokaster dhe gjithe strukturat e saj prej 72 oresh jane ne gatishmeri te plote dhe ne çdo pjesë të territorit ku janë shfaqur probleme. 200 punonjës janë angazhuar në të gjitha ndërhyrjet, për të qenë pranë komunitetit në çdo moment.

Me qëllimin madhor, mbrojtjen e jetëve njerëzore, kryetari i bashkisë, znj. Zamira Rami, ka marrë vendimet për evakuimin e familjeve në zonat e rrezikshme, përkatësisht, lagjja “Cfakë” dhe lagjja “Kodra e Shtufit”, në mjedise të sigurta, deri në marrjen e masave inxhinierike për sigurimin e banesave.

Por, problematikat e shfaqura dalin jashtë mundësive të Bashkisë Gjirokastër. Për këtë arsye i jemi drejtuar qeverisë shqiptare, që të shpallë Gjendjen e Pjesshme të Emergjencës pë Bashkinë Gjirokastër.

Institucioni ynë, është dhe do të vazhdojë të jetë pranë çdo qytetari.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Zamira Rami
Pas

Përmbytjet në Vlorë, Leli apel banorëve: Situata është e rëndë, qëndroni në gatishmëri (VIDEO)

Para

Përmbytjet në fshatin Ferras, një familje kërkon ndihmë nga shteti: Ndodhemi në tarracë

Para
Përmbytjet në fshatin Ferras, një familje kërkon ndihmë nga shteti: Ndodhemi në tarracë

Përmbytjet në fshatin Ferras, një familje kërkon ndihmë nga shteti: Ndodhemi në tarracë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.