Gjermania luan sot ndeshjen e parë në Botëror kundër Meksikës në stadiumin “Luzhniki”.
Megjithatë, situata në kampin e “Panzerave” nuk është e qetë.
Lojtarët e Loë janë të pakënaqur me qendrën e tyre stërvitore e cila ndodhet në Vatutinki, 25 milje në jug perëndim të Moskës, e cila është quajtur “një shkollë me konvikt”.
Në vend të hotelit luksoz në Sochi, Gjermania është vendosur në një ish-qytet garnizon, e përdorur në të kaluarën nga Ushtria e Kuqe.
Jo të gjithë kanë ujë të rrjedhshëm në dhomat e tyre, edhe pse të paktën çdo dhomë është pajisur me krevat të rinj.
Loë gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë me kuzhinierin e hotelit, i cili ka dështuar të plotësojë kërkesat ushqimore të ekipit gjerman.
Nuk dihet sa do ndikojë kjo te loja e skuadrës gjermane sot kundër Meksikës.