Avokati Sokol Hazizaj i pyetur nga gazetari Bejdo Malo në emisionin ‘Aktualitet’ në lidhje me qëndrimin e SPAK-ut dhe nëse i shërben apo jo Edi Ramës apo opozitës, ai u shpreh se çdo organ i hetimit nëse vonon identifikimi apo grumbullimin e provave i shërben atij ndaj të cilit janë ngritur dyshimet.
Hazizaj tha ndër të tjera se në momentin që politika merret me provën kjo është një presion ndaj organeve të drejtësisë dhe kjo nuk është hera e parë që gjendemi në një situatë të tillë konfliktuale midis politikës dhe drejtësisë.
“Jo vetëm SPAK-u, por edhe çdo tjetër organ i hetimit, edhe prokuroritë e tjera të zakonshme ku vonojnë identifikimin, grumbullimin e provave për shkak të një informacioni nuk ka rëndësi në çfarë rruge vjen ai, padyshim i shërben atij ndaj të cilit janë ngritur dyshimet.
Ne nuk jemi për herë të parë gjendur në këto lloj situate konfliktuale midis politikës dhe drejtësisë, midis qytetarëve dhe drejtësisë, midis mungesës së standartit të organeve të drejtësisë në hetimin dhe gjykimin e një ngjarje apo në identifikimin e një prove.
Ajo ç’ka më dëshpëron është që në momentin që politika fillon dhe e lakon nuk kam asnjë lloj kontestimi me politikën domethënë është i vetmi produkt që mund të sjellë qeverisje.
Në momentin që politika fillon dhe merret me provën do të thotë eksperienca ka treguar do të thotë që përkthehet në një presion ndaj organeve të drejtësisë”- u shpreh avokati Hazizaj.