Sizmiologu grek Efthymios Lekkas, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës si dhe Presidenti i Agjencisë për Mbrojtjen nga Tërmetet së bashku me 2 sizmiologë të tjerë niset sot drejt Shqipërisë për të studiuar të gjithë lelundjet e regjistruara në Shqipëri që nga ora 03:54 e ditës së sotshme dhe për të asistuar autoritetet shqiptare.
“Zona ku ka ndodhur goditja, 6.4 ballë është më aktivja në Shqipëri”, është shprehur Lekkas.
Sipas tij shembja e banesave ka ndodhur dhe për shkak të vjetërsisë dhe amortizimit të tyre çka çoi në një tragjedi me mbi 13 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Discussion about this post