Mesfushori i Romës Raxha Nainggolan, teksa ishte i ftuar në programin “Gert Late Night” në Belgjikë foli për mbetjen jashtë listës së Botërorit me Belgjikën, por edhe për disa çështje të tjera.
Raxha Nainggolan foli për tema të ‘nxehta’ ku u shpreh se të qenit homoseksual në botën e futbollit është një tabu.
“Gej në futboll? Ka disa, por nuk e deklarojnë diçka të tillë sepse kanë turp. Futbolli njihet për femrat e bukura që e rrethojnë. Të gjitha femrat më duan, dhe këtë gjë ma tregojnë në sy. Ndonjëherë është e vështirë edhe t’i refuzoj. Nuk jam engjëll, edhe pse jam i martuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos mbetet gjë pas.” – deklaroi Naingolan.
(M.Q/Faxweb)