Vladimir Pozner, një nga gazetarët më të respektuar në Rusi, braktisi studion e Al Jazeera lidhur me zgjedhjet në Rusi, pasi sipas tij, nuk donte të hynte në një debat ideologjik të pavlefshëm për analiza reale.
Programi UpFront i Mehdi Hasanit në Al Jazeera, kishte si temë kryesore ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016-ës në ShBA dhe zgjedhjet e ardhshme në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin pritet të jetë sërish fitues sipas sondazheve.
Në pjesën e dytë të debatit, do diskutonin një panel ekspertësh për 15 minuta, përfshirë Poznerin, gazetaren tjetër Evgenia Albats dhe aktivistin politik Vladimir Kara-Murza.
Albats dhe Kara-Murza, të dyja eksponentë të njohur të opozitës në Rusi, hodhën poshtë zgjedhjet e ardhshme si “zgjedhje të rreme” . Pas fjalës së tyre, erdhi radha e Poznerit për të folur.
“Kur më kërkuan të merrja pjesë në këtë program, u thashë se nuk isha i interesuar të dilja në një debat. Unë nuk jam analist apo debatues, unë jam gazetar. Unë nuk jam opozitë … Unë nuk jam ndonjë tifoz i madh i Putinit, por më pëlqen të përpiqem të jem objektiv, ” tha ai.
“Njerëzit shkojnë në zgjedhje dhe votojnë. Dhe për çfarëdolloj arsyeje, Putini ka një përqindje shumë të lartë mbështetjeje. Dhe kjo jo sepse njerëzit janë budallenj. Përsëris, nuk jam përkrahës i Putinit, por ju duhet të shihni gjërat ashtu siç janë dhe jo t’i përshkruani ato në mënyrën se si dëshironi që ato të jenë, “tha Pozner.
“Ajo që unë do të bëj është që t’ju le të dyve të flisni, dhe të bini dakord me njëri-tjetrin për të gjitha gjërat negative që ju do të thoni. Ndërsa unë do të bëj disa gjëra të tjera që janë shumë më interesante për mua”, shtoi ai.
Ndërsa Pozner po largohej, Kara-Murza tha se ai ishte një përkrahës i fshehtë i Putinit i cili po largohej nga debati, ndërsa Albats theksoi se Kanali i Rusisë, të cilin e quajti pjesë e një makine propagandistike shtetërore, ka një program intervistimi të organizuar nga Pozner.
Duke shpjeguar lëvizjen më pas në faqen e tij, Pozner tha se ishte mashtruar duke menduar se programi do të ishte një përpjekje e ndershme për t’u treguar shikuesve të huaj situatën komplekse me zgjedhjet në Rusi.
Ai tha se programi fillimisht duhej të jepte kohë për ekspertë të tjerë përveç Poznerit dhe se ai shprehu shqetësime rreth formatit pasi mësoi për zëvendësimet.
“Unë theksova se nuk do të merrja pjesë në debatet politike, së pari, sepse nuk kërkoj të flas me as Evgenia Albats apo Vladimir Kara-Murza, dhe së dyti, sepse audienca (Al Jazeera) nuk njeh absolutisht asgjë për Rusinë dhe nuk do kuptoj çdo gjë, në fund të fundit vendos që kushdo që flet “më i duhur” duhet të jetë i drejtë. Unë u sigurova se nuk do të kishte debat, “tha ai.
Zgjedhjet presidenciale të Rusisë janë caktuar për në 18 mars.
Mandati është gjashtë vite dhe asnjë president nuk mund të fitojë më shumë se dy mandate me radhë, që do të thotë se nëse Putini fiton, ai nuk do të jetë në gjendje të kërkojë rizgjedhje më 2024.
Russians vote for their next president in March. Will Putin win his fourth term? In the Arena to debate: @albats, @vkaramurza and Vladimir Pozner.
Full debate: https://t.co/JLMhD42fKS pic.twitter.com/bZrZDVpfMk
— UpFront (@AJUpFront) February 24, 2018
VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e RT.com
Përshtati në shqip:F.G/Faxweb.al
Discussion about this post