Gazetari Adi Krasta u është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve ku po mban një monolog të gjatë me të cilin po trajton çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë në tërësi dhe kauzën e mbrojtjes së Teatrit në veçanti.
Krasta e konsideroi stadiumin e ri “Air Albania” si një qëndër të madhe tregtare në mes të të cilës kanë bërë edhe një kalceto.
Ai ka përgëzuar rezistencën e artistëve dhe aktivistëve prej më shumë se dy vitesh duke u zotuar para tyre se edhe ai do të flejë një natë në Teatër.
“Ata ndërtuan stadiumin e ri, kanë krijuar një qendër të madhe biznesi dhe një qendër të vogël kalçetoje. Ky Teatër duke sikur sot ka marrë përsipër të mbrojë kauzën. Teatri si një kështjellë duhet të fitojë kohë, ndërsa ata që duan ta shembin nuk do të kenë kohë, sepse nuk janë të përjetshëm në pushtet. Titin nuk e njihja fare, ju afrova dhe e përqafova, dhe u ndjeva mirë, ai fle në Teatër, edhe unë do të fle një natë në teatër. Brenda kështjellës jeni ju, ju jeni heronjtë e vërtetë. Ju ndjek dhe ju shoh në çdo moment. Ajo që po ndodh këtu qeveria dhe bashkia duan të plaçkisin kompleksin e ‘Skënderbej’ për të ndërtuar kulla, ata nuk kanë kohë dhe për të fituar kohë dhe gjejnë marifete, sjellja e tyre është kopileske, por e zgjidhshme”, tha ndër të tjera Krasta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)