Fitim Zekthi kandidat për deputetë në qarkun e Elbasanit në një analizë të tijin mbi zhvillimet e paszgjedheve në PD shprehet se ka dy rruma. Janë marksistët dhe frojdjanët.
Sipas tij kundërshtarët e Bashës po përdorin një gjuhë që është e denjë vetëm për për regjimet komuniste.
Ai thotë se partitë e djathta në vetvete nuk kanë si qllim mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.
“Te kundërshtarët e Bashës, te gjuha e përdorur, te mënyra se si vrapuan të kërkojnë dorëheqjen pa dalë rezultati, vihet re ky tipar i së majtës, tipar i cili në regjime të tjera politike prodhon prerje kokash, gjyqe dhe kampe internimi. Luftërat e brendshme brenda së majtës janë ekstreme.
E djathta ka një qasje tjetër, për të djathtën nuk është gjithçka pushtet, nuk është gjithçka politikë. Irving Babbit thotë se karakteristika më fisnike e njeriut është “vullneti për vetëpërmbajtje” dhe nga kjo karakteristikë nis e ndërtohet gjithë teoria politike mbi të djathtën”, shkruan ndër të tjera Zekthi në analizën e botuar te “Panorama”.
ANALIZA E PLOTË:
Në Partinë Demokratike ka shpërthyer, ose dalë në sipërfaqe, një luftë e ashpër, irracionale dhe shumë e ngarkuar, aq sa është e pamundur të thuash diçka për atë që po ndodh në PD dhe të mos shihesh si domosdoshmërisht në shërbim të një pale. Subjektivizmi, në fakt, është tipar dominues i epokës së sotme. Mendimtarë të ndryshëm thonë se subjektivizmi kthehet në një sëmundje aq të keqe sa njeriu që kundron një trëndafil mund të mendojë se trëndafili nuk ekziston, por është pasojë e nervit optik që e bën të duket.
Po ashtu njerëzit prej shumë kohësh kanë nisur të shpjegojnë veten nëpërmjet së paku dy pikëpamjeve të mëdha bazë: marksizmit dhe frojdizmit. Marksizmi thotë se njerëzit ekzistojnë si anëtarë të një klase ekonomike, ndërsa frojdizmi thotë se njerëzit ekzistojnë si “tufë kompleksesh”. Sipas frojdistëve, në qoftë se dikush mendon se ta zëmë mbretëresha Geraldinë ishte një mbretëreshë e mrekullueshme, atëherë ai vuan nga kompleksi i nënës, ndërsa për marksistët në qoftë se dikush mendon se ekonomia ka nevojë për ulje taksash apo dic tjetër, ai e bën këtë sepse i përket borgjezisë apo një klase tjetër ekonomike. C. S. Leëis, një filozof i njohur, ka përdorur i pari fjalën bulverizëm për këtë shpjeguar këtë mënyrë të shëmtuar të shkatërrimit të njohjes.
Personazhi i tij Bulver kur i thotë të shoqes se dy brinjë të një trekëndëshi janë më të mëdha se brinja e tretë, ajo i përgjigjet se “ti mendon kështu ngaqë je burrë”. Pavarësisht kësaj debati në PD është një çështje e rëndë- sishme publike dhe kësisoj çdo bulverizëm do të ishte i vogël para nevojës për të folur për këtë debat.
Po ta shohësh nga jashtë dhe po të mos e dish që PD është një parti e vendosur në të djathtë të spektrit, do të mendoje se grupi i kritikëve të Bashës i përket një segmenti thellësisht të majtë, komunist ose të majtë liberal. Sapo u përvijua rezultati i zgjedhjeve mëngjesin e së hënës, kur ishin pa numëruar më shumë se 70% e votave, Besnik Mustafaji kërkoi dorëheqjen e Bashës duke e quajtur fajtor. Të nesërmen, të martën nisën me radhë kërkesat për dorëheqje. Duhet thënë se kërkesa për dorëheqje kur rezultati ka dalë është legjitime dhe e drejtë e kujtdo. Ajo që tregon përmasën e thellë të majtë të sjelljes politike të kundërshtarëve të Bashës nuk është kërkesa në vetvete, por mënyra se si u artikulua, zelli, gjuha dhe sidomos arsyet.
Aty pati sulme personale, duke thënë që “partinë e drejton kunati, e drejton gruaja, Basha duhet përzënë siç Krishti përzuri zullumqarët nga Tempulli, ai nuk ka mundësi as të turpërohet, ai shkatërroi partinë, shiti zgjedhjet etj”. Socialistët e të gjitha llojeve, që nga liberalët deri te komunistët, janë të motivuar nga nevoja të fuqishme të egove të tyre, nevojë për pushtet, nevojë për vë- mendje, për famë, për vlerësim etj. John Ray, ndoshta një nga studiuesit më të mëdhenj të psikologjisë së të majtës, thotë se kjo nevojë dramatike i ka shtyrë ata tek ideja e “barazisë”, tek ideja e një shteti të madh, tek ideja e rishpërndarjes së pasurisë, e taksave të larta, e të drejtave të homoseksualëve, e kundërshtimit të fesë, e mbrojtjes së abortit etj., etj.
Pra, këto janë gjetje për të justifikuar nevojat e tyre. Te kundërshtarët e Bashës, te gjuha e përdorur, te mënyra se si vrapuan të kërkojnë dorëheqjen pa dalë rezultati, vihet re ky tipar i së majtës, tipar i cili në regjime të tjera politike prodhon prerje kokash, gjyqe dhe kampe internimi. Luftërat e brendshme brenda së majtës janë ekstreme. E djathta ka një qasje tjetër, për të djathtën nuk është gjithçka pushtet, nuk është gjithçka politikë. Irving Babbit thotë se karakteristika më fisnike e njeriut është “vullneti për vetëpërmbajtje” dhe nga kjo karakteristikë nis e ndërtohet gjithë teoria politike mbi të djathtën.
Ai si Edmund Burke më herët, e pranon se ekzistenca shoqërore kërkon kontroll mbi dëshirat dhe mbi impulset e se liria e vërtetë gjendet pikërisht te ky vetëkontroll. Për fat të keq, një mendim tjetër u përhap fuqimisht në Europë dhe botë që në atë kohë, ai me në qendër idetë e Rusoit, duke ushqyer kënaqjen e dëshirave dhe nevojave. Nga kjo ide lindi e majta, lindi egoja si shtysë e vetme e përvijimit të velrimit politik. Sipas Irving Babbit, kemi dy kategori që përcaktojnë një sjellje apo qëndrim të majtë dhe të djathtë: imagjinatën idilike dhe atë morale. Imagjinata morale që udhëheq qasjen e djathtë, ka të bëjë me përpjekjen njerëzore për të të bërë ligje dhe për t’u sjellë sa më afër asaj që kërkon Zoti. Imagjinata idilike flet për një si vend realizimi të dëshirave dhe nevojave, si vend i kënaqjes së egos.
Një i djathtë kësisoj sillet më me përunjësi, është pro përkufizimit tradicional të familjes, rreket ta bëjë sa më të pamundur alkoolin, kumarin, është kundër prostitucionit, tradhtisë bashkëshortore, përdorimit të të gjitha llojeve të drogërave mbështet nënat e reja dhe familjet me shumë fëmijë, është pro arsimimit cilësor përballë arsimimit masiv. Te të gjithë ish-ministrat, te të gjithë njerëzit e kryesisë apo departamenteve që ishin kundër Bashës nuk u vu re asnjë shenjë e këtyre tipareve të së djathtës, nuk u pa asnjë virtyt që duhet të karakterizojë një të djathtë.
Aty u pa vetëm ngarkesë deri në urrejtje, u pa inat dhe zemërim për shkak të mosqenies në listat e deputetëve. Më mjerim për një sjellje të djathtë sesa kaq nuk ka, sikurse nuk ka celebrim më të madh të së majtës. Dukej se mezi e kishin pritur këtë rezultat humbës në zgjedhje. Këtu nuk është asfare çështja e dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha. Kjo është gjëja më e fundit që ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që Partia Demokratike nuk duket gjëkundi të jetë një parti njerëzish të djathtë, njerëzish që i shqetëson gjendja e rëndë e vendit, skamja dhe mizerja jo vetëm materiale që i ka pllakosur njerëzit. Nuk u pa për asnjë moment nga kundërshtarët e Bashës si një tmerr kombëtar sistematizimi, racionalizimi, burokratizimi i frikshëm i blerjes së votës.
Të gjithë bënë analizën e tyre, të menjëhershme, pa i pasur të gjitha të dhënat, duke nxjerrë si shkak të humbjes drejtimin që Basha i bëri PD-së këta muajt e fundit. Basha mund të jetë përgjegjës, ndoshta edhe i vetmi, ai mund të ketë gabime të gjithëfarësojshme, por kundërshtimi tipik socialist apo lufta tipike socialiste nuk mund të jenë mjete në një parti të djathtë. Në këtë kuptim, mënyra se si u përgjigj Basha ishte të paktën shumë më e drejtë. Ai pezulloi kompetencat e veta, nuk iu turr askujt me sharje, me kunetarët apo me pastrim tempulli, nuk i tha ndokujt s’ke fuqi të kesh turp, foli për gabime të tijat dhe e gjitha kjo tingëllon një sjellje shumë më e djathtë. Kjo nuk është një mbrojtje ndaj Bashës, asesi.
Kjo është një mbrojtje ndaj asaj çfarë duhet të jetë e djathta, ndaj asaj se çfarë duhet të regëtijë në gjakun apo dejet e një të djathti. Basha është shumë më pak sesa PD dhe sesa e djathta, ai është një kryetar kalimtar. Kalimtarë kanë qenë Thatcher apo Reagan, Kohl apo De Gol, Berisha apo Selami dhe kështu do të jetë edhe Basha. Grupi i kundërshtarëve të Bashës duhet ta përkufizonte veten dhe veprimin e tyre nga imagjinata morale. Kështu ata do t’i shërbenin PD-së dhe kështu ata do ta largonin Bashën ose drejtonin PD me Bashën. Nga një pikëpamje e djathtë, vesi apo mëkati shoqëron njeriun, por edhe me vese mund të luftojë për vendin e tij.
Nga një pikëpamje e majtë, vesi nuk është fare i tillë ose njeriu nuk është përgjegjës për të: rëndësi ka ndjekja e dëshirave apo nevojave. Njerëzit nuk ndahen nga vesi ose veset, por nga qëndrimi ndaj tyre. Thirrjet që të jemi të gjithë bashkë, që të mos përçahemi, që gjithkush është i nevojshëm etj., janë slogane, ato nuk të çojnë askund. Edhe në anën e mbështetësve të Bashës ka njerëz që kanë të njëjtën qasje, shtyhen vetëm nga ndjekja e dëshirave dhe janë njësoj si kundërshtarët pavarësisht anës përballë ku gjenden. Thirrja duhet të jetë që të gjithë të kthehen te vlerat e së djathtës, te përunjë- sia, “vullneti për frenim”, vetëpërmbajtja. Pastrimi nga të majtët dhe e majta është i domosdoshëm. Nuk mbeti njeri i mërzitur me moskandidimin pa shfryrë kundër Bashës.
Le të kritikojnë, a fund, por jo mbi këto kritere, por nga dashuria për të djathtën. Që ta bësh këtë duhet të kesh bindje të tilla dhe të jetosh si i tillë. Ish-kryeministra Thatcher thoshte se bindja jote është mendimi yt, mendimi yt veprimi yt, veprimi yt është fati yt. Vendi ka më shumë nevojë për një parti të djathtë prej qendrës deri te konservatorët socialë. Një parti e madhe, të majtësh, liberalësh të majtë, njerëzish që nuk kanë ndonjë afeksion për ish-të përndjekurit, njerëzish që në memorien e tyre nuk kanë asgjë që iu dhemb nga genocidi komunist apo nga prania e kaq shumë sigurimsave dhe njerëzve të regjimit të vjetër në politikë, nuk i duhet vendit edhe sikur të vijë që nesër në pushtet. Në vitin 1913, ish-presidenti Tedy Roosvelt kërkoi të emërohej nga Partia Republikane si kandidat për president, megjithëse kishte qenë për dy mandate president. Veç kësaj në detyrë është ishte Ëilliam Taft.
Elihu Root dhe Henry Cabot Lodge, dy nga njerëzit më të fuqishëm në Partinë Republikane dhe dy nga miqtë më të mëdhenj të Roosveltit, u bashkuan me presidentin Taft. Ata i thanë presidentit Roosvelt që ndonëse “kopsën e tij të xhaketës e donin më shumë se Taftin”, ishin me të. Roosvelt ishte zhvendosur me bindjet e tij majtas në atë kohë dhe kështu do të dëmtonte Partinë Republikane. Në konventë u bë një luftë e vërtetë dhe nominimin e fitoi Taft, i cili u mund në zgjedhje nga presidenti Ëillson, pasi edhe Roosvelt kandidoi si i pavarur nga inati.
Studiuesit thonë se kjo ngjarje vërtet e çoi në opozitë Partinë Republikane, por e shpëtoi atë përfundimisht nga animi drejt së majtës. Le të shpresojmë që PD do të jetë një parti e mirë e djathtë, jo për të ardhur në pushtet, por sepse i duhet vendit.